Shkarkohet ministrja, porositi 2 milionë dollarë lëpirëse për fëmijët

06 qershor 2020 | 11:49

Ministrja e Arsimit në Madagaskar u shkarkua nga detyra pasi kishte planifikuar të porosiste lëpirëse me vlerë 2 milionë dollarë për nxënësit e shkollave.

Ministrja e Arsimit, Rijasoa Andriamanana deklaronte se çdo fëmije do t’i jepeshin tre lëpirëse për të hequr shijen e hidhur të një ilaçi bimor që shumë vende afrikane po e përdorin si mjekim kundër koronavirusit.

Ky plan u anulua pas kundërshtimit nga presidenti Andry Rajoelina, i cili po e promovon lëngun tonik Covid-Organics për të kuruar koronavirusin.

Shumë vende afrikane vijojnë importimin e këtij lëngu bimor duke besuar në vetitë e tij kundra virusit, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka prova se ai ka efekte kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24…