Shkarkohet Mourinho

18 dhjetor 2018 | 11:18

Manchester United ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho, pas humbjes pësuar të dielën ndaj Liverpool (3-1).

Rezultat e dobëta në këtë edicion nga skuadra e Manchester United dhe renditja momentale në tabelë më 19 pikë pas Liverpoolit që është lider, ka ndikuar që tifozët dhe drejtuesit e klubit të humbasin durimin.

“E falënderojmë Jose për punën e tij të deritanishme me Manchester United dhe i urojmë sukses në të ardhmen. Për momentin një trajner i përkohshëm do të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni ndërsa klubi do të përfundojë procesin e rekrutimit për një trajner të ri me kohë të plotë”, thuhet në njoftimin e Manchester United

Mourinho ditë më parë bëri të qartë se pozita e katërt është synim i Unitedit, kurse raportet më zëvendëspresidentin dhe disa nga futbollistët kanë qenë jashtëzakonisht të këqija.

Ish-trajneri i Portos, Chelseat, Real Madridit dhe Interit mori drejtimin e Manchester United në vitin 2016.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Eqrem Zenelaj në shënimin e 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit…