Shkarkohet nga detyra presidenti i Federatës Franceze të Futbollit

11 janar 2023 | 14:48

Komiteti i jashtëzakonshëm ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka vendosur të shkarkojë Nowl Le Graet nga detyrat e tij si president i Federatës Franceze të Futbollit. Philippe Diallo, nënkryetar i organizatës, do të jetë ushtrues detyre në këtë pozitë.

Në fillim, deklarata e tij se nëse Zinedine Zidane do e merrte në telefon për t’i kërkuar pozicionin e trajnerit të kombëtares së “gjelave” dhe se Le Graet nuk do ia hapte telefonatën, bëri që shumë yje të futbollit të replikojnë atë dhe të mbajnë anën e Zidane.

Më pas, një tjetër situatë e rëndë ndodhi kur Sonia Soudi, një agjente futbolli në Francë, deklaroi gjatë një interviste se Le Graet e ka ngacmuar disa herë seksualisht. Kjo gjë i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin…