Shkatërrohet baza ushtarake në Okhtyrkës të Ukrainës

01 mars 2022 | 08:16

Më shumë imazhe të masakrës në bazën ushtarake Okhtyrka po shfaqen, ku një raketë ruse vrau të paktën 70 ushtarë ukrainas të dielën.

Imazhet më poshtë thuhet se janë shpërndarë nga zyrtari lokal në rajonin e Sumy, Dmytro Zhyvytskyi, përcjell Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave

Ato tregojnë përpjekjet e shpëtimtarëve për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat që po digjeshin.

Baza ushtarake në qytetin verilindor u godit drejtpërdrejt të dielën nga raketat, thotë Ukraina

Ndërkohë derisa Ukraina ka hyrë në ditën e gjashtë të agresionit rus, mësohet se gjatë natës është nisur një sulm në qytetin jugor Kherson.

Zyrtarët ukrainas e përshkruan sulmin si një “breshëri” të bombardimeve të armikut

Dëshmitarët okularë vunë në dukje se trupat ruse po përparojnë “nga aeroporti në autostradën Nikolaev dhe një unazë pranë fabrikës së magazinimit të ftohtë”, shkruan Sky News.

Ndërkohë, BBC raporton se shpërthime “të fuqishme” janë dëgjuar pranë aeroportit të Kherson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Business Today Desk” Ukraina është shndërruar në fushëbetejën kryesore të…