Shkëmbim zjarri mes policisë braziliane dhe trafikantëve të drogës, vriten 25 persona

07 maj 2021 | 12:01

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit.

BBC raporton se policia nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre. Dy pasagjerë në një tren u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Policia në qytetin Brazilian konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, Inspektorit Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë në Facebook policia tha se “ai nderoi profesionin që e donte dhe do të na mungojë”.

Shefi i policisë Ronaldo Oliveira tha se ngjarja e së enjtes ishte “numri më i madh i vdekjeve në një operacion policor në Rio”./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta e njohur gjermane, “Die Welt”, duke cituar diplomatë të…