Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, disa të arrestuar

26 maj 2023 | 10:28

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur mes një grupi kriminal dhe policisë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas “Ballkan Web”, nga shmbimi i zjarrit nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se grupi kriminal kishte për qëllim trafikimin me qenie njerëzore.

Gjashtë  shtetas sirianë janë arrestuar, nën dyshimet se merreshin me trafik qeniesh njerëzor, ndërkohë që një person ka arritur që të arratiset.

Mes të tjerash raportohet se sirianet kanë qenë të pajisur me armë zjarri të llojit pistoletë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po dërgon armë bërthamore në Bjellorusi. Ministri i mbrojtjes,…