Shkencëtarët ndryshojnë mendim për rrezikun e kancerit nga sallami e proshuta

01 tetor 2019 | 11:58

Pasi publiku është paralajmëruar disa herë për rrezikun e lartë të kancerit që vjen nga mishrat e përpunuar, si proshuta e derrit, sallamet e produkte të tjera, një tjetër grup shkencëtarësh kanë kryer një studim e kanë arritur në përfundimin se lidhja e tyre me kancerin është në fakt shumë e vogël.

Ky ekip përbëhet nga 14 ekspertë nga shtatë vende të ndryshme, dhe rezultatet e tyre janë botuar në “Annals of Internal Medicine”.

Shkencëtarët e nisën studimit si kundërshtim ndaj udhëzimeve që jepen nga Fondi Botëror për Kërkimet kundër Kancerit, të cilat i këshillojnë njerëzit t’u qëndrojnë larg produkteve me mish të përpunuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi Botëror për Kërkimet kundër Kancerit kanë ngritur një grup pune për t’iu kundërpërgjigjur zbulimeve të fundit, i cili thotë se konsumi i mishit mund të vazhdojë si më parë, deri në katër racione në javë.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky edicion në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të…