Shkëndija mposhti në derbi Renovën

11 prill 2021 | 15:52

Shkëndija e Tetovës ka shpërthyer në pjesën e dytë për ta fituar bindshëm derbin e qytetit ndaj Renovës.

Ndeshja e javës së 26-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, përfundoi me fitoren 3:0 të Shkëndijës. Besart Ibraimi shënoi golin e parë në ndeshjen e së dielës. Ai realizoi në minutën e 51-të. Për 2:0 realizoi braziliani Da Silva, ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:0 e vendosi Dashmir Elezi në minutën e 91-të. Shkëndija udhëheq në tabelë me 59 pikë, dhjetë më shumë se përcjellësi i parë, Shkupi. Renova është e dhjeta me 27 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në barazh.

Lamine Diack shënoi golin e vetëm për Shkupin që fitoi 1:0 si mysafir i Academy Pandev. Skuadra tjetër shqiptare, Struga, fitoi po ashtu në udhëtim, 1:0, ndaj Borecit. Struga është e katërta me 40 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktuali është ndër sezonet më të dobët të Juventusit në…