SHKK-ja e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës

16 korrik 2020 | 14:47

Në Qendrën Korrektuese Dubravë gjatë kontrollimit të gjërave të sjella nga familjarët e një të burgosuri, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në këtë qendër.

“Oficerët korrektues në vazhdimësi të planit operativ për bastisje të qëllimta kanë bërë bastisjen e një Kasetofoni, i cili ishte sjellë nga familjarët të burgosurit. Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç’rast në brendinë e kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ‘Samsung’ J5, një telefon mobil ‘LB STAR’(mini), një bateri e telefonit mobil ‘Samsung’; dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore. “Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, bëhet me dije në njoftimin e SHKK-së.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
104 zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) janë…