Shkoi me familje për vizitë në fabrikën e Bugattit – doli prej saj me tetë vetura

17 prill 09:40

Keni dëgjuar për atë situatën kur ju “rrëmben” atmosfera dhe në një dyqan blini më shumë sesa që kishit planifikuar? E tani mund të paramendoni se çfarë mund të ndodhë po të gjendeshit brenda fabrikës së Bugatti.

Në fakt një klient i paemëruar i Bugatti, së fundmi vizitoi fabrikën për të blerë jo një apo dy, por tetë vetura që konsiderohen si më të shtrenjtat në botë, transmeton Telegrafi.

E nëse mendoni që gjashtë veturat për fëmijë Baby Bugatti IIS nuk janë vetura – mashtroheni, çmimi i tyre tejkalon çdo shifër të parë deri më tani në këtë segment.

Çmimi i këtyre lodrave mund të arrijë deri në 60.300 euro. Përveç gjashtë veturave për fëmijë, blerësi mori edhe një Chiron dhe atë versionin Super Sport 300+.

E më në fund edhe një Veyron Grand Sport Vitesse World Record Edition me certifikatë të “La Maison Pur Sang”. Është interesant që në fabrikën e Bugattit nuk shkoi i vetëm, por me gjashtë fëmijët.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia, lufta në Ukrainë dhe ngritja e çmimeve e kanë…