Shkolla e Mesme e Lartë Teknike ‘Arkitekt Sinani’ shënon 77-vjetorin e themelimit

28 shkurt 2023 | 13:46

Me një manifestim është shënuar 77-vjetori i Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Ku për nder të kësaj dite është bërë hapja e panairit të shkollës, si dhe është përuruar Qendra për Orientim në Karrierë.

Në shënimin e përvjetorit të shkollës, morën pjesë drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu, së bashku me zyrtarë nga DKA-ja, drejtori i SHMLT “Arkitekt Sinani”, Sami Rama, mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, përfaqësues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, përfaqësues nga Policia e Kosovës, si dhe mysafir tjerë.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu, ka uruar nxënësit e mësimdhënësit e SHMLT “Arkitekt Sinani” për ditën e shkollës, duke thënë se këtë ngjarje po e shënojmë me sukseset e tyre të arritura gjatë vitit shkollor 2022/2023.

Ndërkaq para të pranishmëve për historikun e shkollës dhe punën e frytshme edukativo-arsimore që është bërë gjatë këtyre viteve, ka folur drejtori i shkollës, Sami Rama.

Në fund është bërë edhe hapja e panairit të shkollës me punimet e realizuara nga vetë nxënësit e kësaj shkolle, si dhe përurimi i Qendrës për Orientim në Karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Noel Le Graet ka dhënë dorëheqjen si presidenti i Federatës…