Çështja Zidane dhe akuzat për ngacmim seksual, Le Graet jep dorëheqje

28 shkurt 2023 | 13:39

Noel Le Graet ka dhënë dorëheqjen si presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), duke mos e mbyllur dot mandatin e katërt.

81-vjeçari u përballë me një hetim të Prokurorisë së Parisit për ngacmim seksual. Akuzat u hodhën nga Sonia Souid, agjente e futbollistëve dhe futbollisteve të ndryshëm.

Le Graet shkaktoi polemika edhe në lidhje me deklaratën e tij kundrejt Zinedine Zidane: “Nuk më intereson nëse Zidane merr drejtimin e Brazilit. Nuk do ia kishta hapur telefonin nëse do më telefononte për t’u interesuar për postin e trajnerit të Francës”. Me dorëheqjen e sotme merr fund aventura 12-vjeçare e tij në krye të futbollit francez. Suksesi më i madh u arrit në Botërorin Rusi 2018, aty ku kombëtarja franceze siguroi Kupën e Botës për herë të dytë në histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të hënën pasmesnate…