Shkolla e parë shqipe e Gjakovës, kur nderonte Princ Vidin

17 shtator 2019 | 17:49

“Edukimi i mendjes, pa edukimin e zemrës, s’është fare edukim”. – Aristoteli. Në këtë ditë të parë të vitit akademik 2019-2020 kujtojmë një nga shkollat e Kosovës, shkollën “Skënderbej”, të parën shkollë shqipe të Gjakovës. Fotografia është bërë gjatë vitit akademik 1916-1917, e në të shquhen mësues e nxënës të asaj shkolle. Veç plisit tradicional, vëmendjen e tërheq, me të drejtë, fotografia e Mbretit të Shqiptarëve, Vilhelm Vidit, i quajtur edhe “Skënderbeu i dytë”. Ndonëse në kohën që është realizuar fotografia Mbreti Vid kishte të paktën dy vjet që nuk qëndronte më në fronin e Shqipërisë, aspiratat e bashkimit të shqiptarëve që u përflakën gjatë mbretërimit të shkurtër të tij evokohen heshtazi nga kjo fotografi. Foto: AQSh. “Suksese të gjithë nxënësve e studentëve në këtë vit akademik”, është urimi që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përcjell bashkë me foton

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli gjatë…