Veseli premton përkrahje për Gjakovën nga institucionet qendrore

17 shtator 2019 | 17:44

Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Gjakovë, ka premtuar se do të mbështesë këtë komunë dhe njerëzit e saj në institucione qendrore pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Veseli ka kërkuar nga qytetarët e Gjakovës t’i votojnë kandidatët e PDK-së për deputetë, pasi sipas tij janë njerëz të përgjegjshëm dhe do të kenë përkrahjen e tij institucionale.

Krahas mbështetjes që ka dhënë për punëtorët dhe sipërmarrësit, Veseli ka thënë se nuk do të ketë përkrahje për dembelët dhe ata që manipulojnë.

“Unë do të jem në Gjakovë, me të gjitha projektet të cilat ka mundësi t’i bëjë Qeveria e Republikës të Kosovës, për aq sa unë do t’i përkrah njerëzit e Gjakovës në institucione qendrore. Ju përkrahni ata më 6 tetor që të jenë zëri juaj dhe të jenë vendimmarrja juaj. Mos të vendosë dikush tjetër jashtë Gjakovës për ju, por të vendosni ju. Ju keni besuar shumë dhe shumë kujt, nuk e di ata shumë dhe shumëkujt, a ua kanë kthyer me hallall sikurse ju i keni besuar atyre. Unë mendoj se jo”, ka thënë Veseli.

Edhe në Gjakovë, Veseli nuk ka lenë pa e përmendur luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe kryetari i kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa ka thënë se PDK jo vetëm që do t’i fitojnë zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe ato lokale në këtë komunë.

Duke aluduar në dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, Beqa ka thënë se Veseli nuk do të ikë, por do t’ia kthejë shpresën rinisë.

PDK-ja ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Gjakova: Hajdar Beqa, Geta Beqa, Butrint Batalli dhe Hisen Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Atletico Madridin,…