Shkolla Finlandeze organizon Open Night me prindërit

14 qershor 2022 | 15:10

Për të gjithë prindërit e interesuar rreth shkollimit të fëmijëve të tyre në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ të mësimnxënies me metodologjinë më moderne të arsimit në botë, atë Finlandeze, Shkolla Finlandeze, së fundmi e pasqyruar në CNN si një nga shkollat më inovative në botë, është duke organizuar eventin Open Night me prindërit e cila do të organizohet më 15 qershor duke filluar nga ora 18:00 në ambientin e shkollës.

Në këtë event të gjithë prindërit e rinj do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër sistemin finlandez dhe të njoftohen më detajisht rreth metodave innovative të mësimdhënies në kampusin tonë përmes një prezantimi të bërë nga drejtori finlandez, z. Janne Salmela.

Mbrëmja poashtu do të përfshijë një koktej rasti të shoqëruar me muzikë të performuar nga nxënësit tanë dhe ushqim të përgatitur nga nxënësit tanë të talentuar në lëndën ekonomia e shtëpisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është…