Shkolla “Shaban Jashari” në Skenderaj shënon ditën e shkollës

22 maj 2018 | 13:03

Me rastin e kremtimit të 92-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle dhe 94-vjetorit të lindjes së heroit të kombit Shaban Jasharit, të cilin emër e mban kjo shkollë. Për këto dy festa kjo shkollë ka organizuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe kulturore në shënim të kësaj dite.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryesuesja e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, si dhe mësimdhënës, prindër, nxënës dhe ish-mësimdhënës të shkollës.

Në fjalimet që u mbajtën në këtë ngjarje, u theksua se kjo shkollë ka fatin të mbajë emrin e njërit prej mësuesve më të dalluar në Drenicë e më gjerë atë të Shaban Jasharit dhe babait të Adem dhe Hamëz Jasharit.

Pas përfundimit të programit kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, u zbulua edhe busti i heroit Shaban Jashari, që kjo shkollë mban emrin e tij.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…