Shkollat e Deçanit janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor

29 gusht 2019 | 12:11

“Të gjitha shkollat në komunën e Deçanit të jenë të gatshme t’i hapin dyert për nxënësit më 2 shtator”, ka thënë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Bekim Vishaj.

Vishaj ka treguar se edhe gjatë pushimeve verore në vazhdimësi kanë punuar më drejtorët e shkollave, stafin teknik dhe të tjerët për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se shkollat janë pajisur me material higjenik, furnizim me dru, pajisje me material zyrtar dhe administrativ, pastrim dhe lyrje të brendshme në disa shkolla.

Vishaj ka thënë se kanë pranuar edhe tekstet shkollore për filloristë, libra të cilat kanë filluar të bartën në shkollat përkatëse dhe të pajisen nxënësit sapo të nis viti i ri shkollor. Drejtori i DKA-së, Bekim Vishaj, ka bërë me dije se gjatë këtij pushimi kanë vazhduar me trajnimet e mësimdhënësve për kurrikulën e re. “Gjatë verës janë respektuar afatet ligjore për rekrutimin e punëtorëve të ri në sistemin arsimor, si DKA jemi pothuajse në përmbyllje të procesit të konkurseve.

Vlen të theksohet se invsetimet nga MAShT-i dhe Kkmuna, në disa shkolla do të vazhdojnë pa penguar procesin mësimor”, ka thënë Vishaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër faktit se shkretëtirat, malet dhe oqeanet e sotme nuk…