Shkon në nëntë numri i personave të vdekur nga tërmeti në Turqi

23 shkurt 2020 | 16:21

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe qindra ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti me magnitudë 5.7 që ka goditur juglindjen e Turqisë, afër kufirit me Iranin.

Tre nga viktimat ishin fëmijë ndërsa nëntë të tjerë janë në gjendje kritike, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

Tërmeti ka shkatërruar ndërtesat në qytetin Van të Turqisë si dhe në lindje në disa fshatra të Iranit, ku sipas raportimeve 75 persona mbetën të lënduar.

Irani dhe Turqia janë vendet më të prekura nga tërmetet në botë.

Një tërmet muajin e kaluar në lindje të Turqisë ka lënë të vdekur më shumë se 40 persona ndërsa një tjetër në Iran ka shkaktuar dëme materiale, por pa fatalitete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Clippers ka pësuar humbje befasuese para adhuruesve të…