Clippersat mposhten nga Sacramento

23 shkurt 2020 | 16:21

Los Angeles Clippers ka pësuar humbje befasuese para adhuruesve të vet nga Sacramento Kings. Skuadra nga Kalifornia ka pësuar humbje nëntë pikë diferencë 103:112.

Kent Bazemore ishte më efikasi për ekipin fitues me 23 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Fox shtoi 20 të tjera. Kawhi Leonard tek vendasit ishte fantastik me 30 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore. Fitore ka shënuar edhe Milwaukee Bucks ku para adhuruesve të vet ka mposhtur Philadelphian 76ers me rezultat 119:98.

Giannis Antetokounmpo ishte fantastik në këtë përballje me 31 pikë, 17 kërcime e tetë asistime. Me këtë fitore Bucks vazhdojnë bindshëm në pozitën e parë në Konferencën e Lindjes me 48 fitore e tetë humbje, ndërsa 76ers mbesin në pozitën e pestë me 35 fitore e 22 disfata.

Rezultatet

LA Clippers – Sacramento Kings             103:112
Charlotte Hornets – Brooklyn Nets         86:115
Atlanta Hawks – Dallas Mavericks          111:107
Chicago Bulls – Phoenix Suns                   104:112
Miami Heat – Cleveland Cavaliers           124:105
Milwaukee Bukcs – Philadelphia 76ers  119:98
Utah Jazz – Houston Rockets                   110:120

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e ka mposhtur bindshëm 3:0 Ferizajn të dielën në…