Shkrimtarja e njohur nga Shqipëria rekomandon leximin e romanit “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti

06 korrik 2021 | 18:23

“Eskadromët e vdekjes” është një roman historik, shkruar nga Bardhyl Mahmuti për tmerret e luftës në Kosovë.

Më është dashur disa herë ta ndërprisja leximin për shkak të skenave të krimeve makabre, që përshkruheshin në këtë libër ku personazhet janë realë.

Gra të përdhunuara, fëmijë që u pritej koka përpara prindërve, por më tronditësja ishte një rrëfim i një krimineli serb sesi kishte bërë llamba me kafkat e shqiptarëve, sesi ua kishte nxjerrë dhëmbët e florinjtë, pastaj i kishte zier kafkat dhe më pas i kishte lyer me llak dhe i kishte bërë abazhurë. Dhe m’u kujtuan kohët kur Perandoria Osmane bënte të njëjtën gjë, ashtu si “Perandoria Sllave”, me kafkat e shqiptarëve. (E çuditshme sa u janë përputhur mendimet kur bëhej fjalë për kafkat tona.) Pas kësaj skene e ndërpreva leximin për disa ditë.

Por, shqiptarët janë racë vitale. E si për të më bindur për këtë, gjatë kohës që lexoja këtë libër, vazhdimisht në ekran jepej një reklamë për birrën Peja; disa vajza të bukura që ecnin mbi një pasarelë. Uroj që Kosova të ecë në “pasarelën” e saj të zhvillimit dhe të ripërtëritjes me po aq krenari.

Këtë libër rrënqethës  do t’ua rekomandoja veçanërisht shqiptarëve të Shqipërisë, sepse shpesh dalloj një lloj largësie, ftohtësi apo mungesë empatie ndaj krimeve që janë kryer  gjatë luftës në Kosovës. (Përfshirë këtu edhe kryeministrin.), ka shkruar ndër tjera shkrimtarja e njohur shqiptare, Arlinda Guma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të qeverisë…