Shkurte Fejza kritikon Qeverinë: Kaloj një vit pa dasma, nuk po mendojnë për ne

13 prill 2021 | 12:01

Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor të muzikës, Shkurte Fejza, ka reaguar ndaj masave të reja të qeverisë.

Në reagimin e saj, të publikuar në rrjetin social “Facebook” të vajzës së saj, këngëtares Gresa Behluli, është thënë se ka kaluar një vit që qeveria i ka ndalur dasma dhe nuk po mendon për artistët.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë.

I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale.

Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë.

Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”, shkruan këngëtarja e njohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ndërsa nga njëra anë fushata politike është e ngarkuar…