Shndërrojini fotografitë tuaja në vepra arti me këto truke të thjeshta; Ja si të nxirrni më të mirën e Galaxy S24 Ultra

26 janar 2024 | 21:19

Një nga kriteret e dallimit të smartphonëve të ditëve të sotme është padyshim kamera. Qartësia, ngjyrat, aftësia për të edituar, shkrepur në mungesë të dritës, e shumë opsione të tjera, janë një arsye më shumë apo më pak për të blerë një telefon të zgjuar. Samsung ka qenë gjithmonë pararojë e zhvillemeve teknologjike, për t’u ofruar përdoruesve një eksperiencë të pametë, por me serinë më të fundit Galaxy S24, kalon çdo pritshmëri. Veçoritë e fuqizuara nga AI, novacioni më i madh i kësaj gjenerate dhe aftësitë e modalitetit Pro, do ju japin të gjithë fuqinë e një aparati fotografik.

Fuqi dhe performancë epike

Fuqia e kamerave kalon fuqinë dhe performancën e kamerës së një smartphone. Përpara se të shkrepni foton, ju duhet të jeni të vetëdijshëm që në dorë nuk keni thjesht një smartphonë, por një apart të mirëfilltë fotografie. Samsung Galaxy S24 Ultra ka katër kamera në anën e pasme dhe një kamerë selfie në pjesën e përparme, por teknologjia e integruar AI, opsionet e zmadhimit etj, ju japin një spektër më të gjërë veprimi, duke zëvendësuar apo bërë punën e shumë kamerave të tjera. ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese të çdo përdoruesi. Galaxy S24 Ultra vjen me lentet e reja të zmadhimit optik për të mundësuar rendiment me cilësi optike në nivelet e zmadhimit nga 2 herë, 3 herë, 5 herë deri në 10 herë falë Sensorit Adaptive Pixel. Imazhet tregojnë gjithashtu rezultate të qarta kristal deri në 100 herë me zmadhimin digjital të përmirësuar. Kamera deri në 200 MP do të jetë gjithashtu arma juaj më e fortë.

Më poshtë do të lexoni disa truke të nevojshme, dhe këshilla që do t’ju udhëheqin përgjatë procesit të hulumtimit dhe shfrytëzimit të potencialit të plotë të kamerave të Galaxy S24 Ultra.

Zbuloni se çfarë mund të bëjë Edit Suggestion për ju

Karakteristika e re e inteligjencës artificiale më e thjeshtë për t’u kuptuar që Samsung solli me këtë gjeneratë quhet “Edit Suggestion”. Është e lehtë për t’u kuptuar: telefoni do të “skanojë” në detaje një foto ose video që keni bërë dhe do të sugjerojë automatikisht modifikime të vogla që mund të bëni për ta bërë atë të duket më mirë. Pra edhe nëse jeni fillestarë, do të keni një “mësues” vetëm për ju. Mos ngurroni të provoni dhe të shkrepni sa më shumë foto. Në mënyrë të veçantë, ju mund të fshini hijet, reflektimet ose shkëlqimin e padëshiruar nga fotot duke përdorur AI.

Ekspertë të photoshopit pa qenë vërtetë ekspertë

Samsung Galaxy S24 vjen me një opsion të ri të quajtur “Edit Generative”, si një version i thjeshtë i Photoshop-it që nuk kërkon asnjë aftësi Photoshop. Ju mund t’i zgjeroni fotot duke gjeneruar sfonde që nuk ishin në të vërtetë momentin që shkrepët foton, të zhvendosni njerëz ose objekte apo madje të ndryshoni përmasat e këtyre të fundit. Pra edhe nëse në fazat e fillimit të mësimit të fotografisë, me kaq shumë opsione, ju do e keni shumë më të lehtë, shkrepjen dhe editimin e fotos perfekte.

Zotëroni dritën si një fotograf profesionist

Nightography: Mos lejoni që kushtet e dritës së ulët t’ju pengojnë artin tuaj. Aktivizo modalitetin “nightography” për të kapur foto të ndritshme dhe të qarta në ndriçim sfidues. Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, fotografitë dhe videot e shkrepura në Galaxy S24 Space Zoom janë të shkëlqyera edhe kur zmadhohen. Kamera Ultra ëide e Galaxy S24 Ultra vjen me një madhësi më të madhe pikselësh, që është 60% më e madhe se modeli i mëparshëm. E nëse jeni në lëvizje, nuk ka asnjë problem, pasi Galaxy S24 analizon informacionin për të dalluar lëvizjen e filmuesit dhe atë të subjektit duke minimizuar çdo “zhurmë” të mundshme, për video të qarta edhe nëse jeni në errësirë, madje edhe nga larg.

Optimizuesi i skenës: Lëreni AI të bëjë magjinë e saj – Optimizuesi i skenës njeh peizazhin rreth subjektit që ju do të fotografoni dhe rregullon cilësimet për rezultate optimale.

Gjenerata e re Galaxy S24 ju ofron një sërë skenarësh fotografimi me mënyrat e tij të ndryshme të shkrepjes. Ajo që duhet të bëni është vetëm të shkrepni sa më shumë, e të lini AI të bëjë punën e saj (kështu nuk do të demoralizoheni që në fillim me rezultate të pakëndshme). Me kalimin e kohës dhe me ushtrimin e artit të fotografisë, ju do të shndërroheni në një profesionist të vërtetë.

Për më tepër, smartphone-t e serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake, ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut. Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni link-un.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë lojtarë, nëntë banorë, një qëllim, finalja e madhe –…