Shokët e studimeve vazhdojnë takimet

13 shtator 2019 | 18:15

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, po ashtu edhe ish-kryetar i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, në të cilën duket me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-shokun e vet të studimeve, Kadri Veselin. Vehapi fotografisë i ka shkruar edhe një shënim në të cilin ka çmuar kontributin e Veselit dhënë ndër vite për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Vehapit:

Me mikun e vjetër, njeriun që me gjithë fuqinë e vet iu gjet pranë atdheut në luftë e në liri! Me kryeministrin e ri të Kosovës, Kadri Veselin!

#NdertojmeteArdhmen
#perTydheShtetin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincente Kompany, është i bindur se…