Shoqata “Busavata” nga Zvicra ia dhuron dy shtretër QKMF-së në Gjilan

27 nëntor 13:52

Shoqata e bashkatdhetarëve nga Zvicra “Busavata”, përmes klubit rotarian Gjilani, i ka dhuruar dy shtretër për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar këtë shoqatë për mbështetjen sikurse edhe klubin e rotarianëve për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të komunitetit.

“Unë i falënderoj, po ashtu, edhe mjekët e infermierët për punën e madhe që kanë bërë në këtë kohë pandemie”, ka thënë Haziri.

Gëzim Kllokoqi, president i klubit rotarian Gjilani, ka thënë se shpreson që në këtë kohë pandemie këta dy shtretër do t’ju shërbejnë pacientëve të kësaj komune.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari, të cilët kanë falënderuar donatorët për këta dy shtretër, të cilët kanë qenë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve aty.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) do të marrë rreth dy miliardë doza…