Shoqata e Prokurorëve: Blakaj dhe asnjë prokuror tjetër nuk është ankuar për kërcënim

23 gusht 2018 | 16:06

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës ka diskutuar të enjten për gjendjen në sistemin prokurorial pas dorëheqjes së ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Kjo shoqatë nëpërmjet një reagimi, ka bërë me dije se deri më tani asnjë prokuror i sistemit prokurorial të Kosovës, duke përfshirë dhe Blakajn, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo si ndikim gjatë punës se tij.

Reagimi i plotë Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës:

Si institucion joqeveritar, kjo shoqatë, që si obligim statutar ka të mbrojë interesat e prokurorëve të shtetit, konsideron se menaxhmenti i sistemit prokurorial nuk do të degradohet nga qarqet e caktuara politike apo individë nga shoqëria civile, pasi kjo konsiderohet ndërhyrje direkte në punën e pavarur të sistemit prokurorial dhe tendencë për të dëmtuar hetimet në rastet e caktuara penale.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se deri më tani asnjë prokuror i sistemit prokurorial të Kosovës, duke përfshirë dhe z. Blakaj, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo si ndikim në punën e tij të pavarur dhe të paanshme nga kushdoqoftë.

Deklarimet publike për kinse kërcënimet dhe ndikimet brenda sistemit prokurorial janë për të mbuluar interesat e tij personale apo të kujtdotjetër. Për më tepër, shoqata zotohet se do të reagojë më fuqishëm, duke kërkuar përgjegjësi nga prokurorët që me veprimet e tyre dëmtojnë imazhin e sistemit prokurorial, interesat e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës mbështet fuqishëm punën e çdo prokurori individualisht dhe organeve menaxhuese të sistemit individuale dhe kolektive dhe dënon çdo tendencë për të denigruar përkushtimin e secilit prokuror në mënyrë individuale dhe kolektive, gjë që është plotësisht e papranueshme dhe nuk i ndihmon zbatimit të Ligjit në Republikës e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi do të pensionohet nga…