Shpallen rezultatet e konkursit për shkollimin specialistik

20 korrik 2023 | 16:46

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shpallur rezultatet përfundimtare lidhur me konkursin për Shkollim Specialistik sipas Udhëzimit të ri Administrativ.

Ky konkurs ka qenë në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit. Kriteret bazë kanë qenë: kuadri deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore.

Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.

Në vegëzën e mëposhtme mund t’i gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve të cilët kanë aplikuar, sipas pikëve të grumbulluara:
https://msh.rks-gov.net/Documents/Index/274Afati i ankesave është 15 ditë  nga data e shpalljes së rezultateve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj është një nga lojtarët e preferuar të Sarrit,…