Shpallet gjendje emergjente civile në Vushtrri

11 janar 2021 | 16:32

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shpallur gjendje të emergjencës civile në këtë qytet.

Tahiri me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për shkak të rrezikut nga vërshimet nga lumi “Silnica” e ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes emergjente.

“Reshjet e fundit kanë bërë që lumi ‘Llap’ e ‘Drenica’ të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më lumin ‘Silnica’ që rrit rrezikun e vërshimeve në qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë”.

“Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale. Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci”.

“Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilltar banorët afër lumit ‘Silnica’ që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve. Janë mobilizuar ekipet në QKMF-së, zjarrfikësit dhe policia”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vehbi Leku shpall të pavlefshëm diplomën me nr" 584 e…