‘Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues në dialog me Fatmir Limajn’

04 dhjetor 2018 | 18:12

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni ka konfirmuar se me projektrezolutën që planifikohet të votohet në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

“Mund të konfirmoj se do të jetë në bashkëryesim në mes të Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit dhe dy vende do t’u ofrohen edhe dy partive tjera opozitare”, ka thënë Hyseni, njofton “Klan Kosova”.

“Dua të theksoj që është e vërtetë që situata e deritanishme mund të karakterizohet si aventurë personale e Presidentit Thaçi që deri tash ka vazhduar negociatat pa mandat të Kuvendit, pa një ekip të kuvendit dhe mbi të gjitha pa një platformë. Aventura e Thaçit duhet të ndalet. Për t’u ndal kjo aventurë është që vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit. Dhe saktësisht po e bëjmë këtë”, ka thënë Hyseni.

Ai ka theksuar se do të ketë ligj për dialogun 30 ditë nga miratimi i rezolutës dhe se do të ketë edhe platformë për dialogun.

“E kemi pajtimin e subjekteve tjera që për marrëveshjen përfundimtare të ketë referendum popullor. As presidenti dhe askush tjetër nuk mund të bëjë veprime pa dakordimin e ekipit negociues”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se Feronikeli përfundoi i dyti në sezonin vjeshtor, futbollisti…