Shpend Ahmeti emëron tri drejtoresha në qeverisjen e Prishtinës

26 mars 2019 | 20:47

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tri drejtore.

Siç ka shkruar Ahmeti në Facebook, bëhet fjalë për Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike; Blerta Basholli – drejtore e Kulturës; si dhe Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës.

“Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 për qind udhëhiqen nga vajzat/gratë. Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura”, ka shkruar Ahmeti në proilin e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se “gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, në një…