Shpend Ahmeti për Ditën Botërore të Mjedisit: Mjedisi është i pazëvendësueshëm

05 qershor 2020 | 11:38

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se kjo ditë na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë.

“Ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe ‘Prishtina Green Week’. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anë e kënd qytetit. Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve. Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!”, ka thënë kryetari Ahmeti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,…