Shpend Ahmeti: Prej nesër trafiku urban falas

30 nëntor 2020 | 16:19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër më 1 dhjetor.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit në kohë pandemie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur të hënën një…