Shpend Ahmeti: Shiu po e pengon dezinsektimin e mushkonjave

08 korrik 2018 | 13:58

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar qytetarët se ka përfunduar edhe faza e dytë e dezinsektimit të mushkonjave dhe se kanë mbetur edhe katër faza tjera për t’u përfunduar.

“Dy valë të desinsektimit kanë përfunduar, dhe kanë mbet edhe katër. Mirëpo, kur ka të reshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të mërkurën pritet të ketë shi. Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, komuna fillon menjëherë valën e tretë sepse përndryshe efekti i dezinsektimit është i pavërejtshem. Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njëjtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do t’ju mbajë të informuar për oraret”, ka bërë me dije Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq përveç mbështetjes që i…