Shpend Ahmeti u kërkon shoferëve të kenë kujdes në komunikacion

20 janar 2018 | 16:41

Reshjet e borës e kanë bërë të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti aktiv.

Ahmeti sot gjatë ditës dy herë ka treguar për gjendjen e rrugëve në Komunën e Prishtinës, duke thënë se kompanitë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve janë të gatshme të reagojnë ne çdo kohë.

Ndërsa, tani ai u ka kërkuar shoferëve të kenë kujdes në vozitje, për shkak të kushteve atmosferike,

“Kujdes në vozitje!!! Ju lusim për qarkullim te kufizuar dhe duke ju përshtatur kushteve atmosferike. Rreshjet pritet të ndalen në 17:15 e pastaj intervenojmë edhe më shumë në rrugët ku është vështirësuar qarkullimi!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, i ka quajtur “fuqi…