Shpërndahen 100 pako ushqimore nga “Festimi Tours” për familjet nevojtare për festën e Bajramit

08 prill 2024 | 16:28

Sot është bërë shpërndarja e 100 pakove ushqimore nga “Festimi Tours” për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Podujevës.

Përzgjedhja e familjeve për përfituesit e pakove ushqimore është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Komuna e Podujevës falënderon “Festimi Tours” për donacionin dhe të gjithë donatorët tjerë që po ndihmojnë familjet nevojtare në Podujevë, në prag të festës së Fitër Bajramit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi…