Shpërndahen 14 motokultivatorë me frezë, kosë dhe rimorkio në Podujevë

21 qershor 2023 | 11:54

Janë shpërndarë 14 motokultivatorë me frezë, kosë dhe rimorkio për 14 fermerët përfitues nga projekti që është bashkëfinancuar nga Komuna e Podujevës dhe organizata “Qatar Charity”.

Në procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor ka marrë pjesë drejtori i Bujqësisë, Fatmir Rudari i cili i ka uruar të gjithë fermerët përfitues nga ky projekt dhe u zotua para tyre se mbështetja në sektorin e bujqësisë për fermerët e vyer do të rritet.

Me këtë rast drejtori Rudari ka falënderuar edhe organizatën nga Katari për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komunën e Podujevës në shumë sektorë dhe veçanërisht për ndihmën që po ofrojnë në sektorin e bujqësisë për blerjen e mjeteve të punës për fermerët llapjanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Betim Fazliji është rikthyer në FC St.Gallen 1879. Lajmin…