Ai tutje deklaroi që Komuna e Skenderajt, për çdo vit është duke rritur buxhetin për bujqësinë dhe përkrahjen për fermerët e komunës sonë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media.

Jashari, për realizimin e këtij projekti falënderoi fondacionin “Qatar Charity” dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ne zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, inkurajoj fermerët që të punojnë në zgjerimin e biznesit të tyre duke marrë shembull të fermerëve të suksesshëm që me përkrahje të tillë kanë arritur të krijojnë një biznes të qëndrueshëm dhe të krijojnë vende të punës.

​20 fermerët përfitues sot kanë mbajtur trajnim rreth kultivimit të bletëve nga bletari i suksesshëm Zymer Bajraktari, biznesin e të cilit e vizitoi edhe kryetari Jashari dhe me ç’rast e përgëzoi atë për punën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunën tonë.

Nga ana tjetër fermerët përfitues falënderuan Kryetarin Jashari për përkrahjen e vazhdueshme në jetësimin e ideve dhe zhvillimit të bizneseve të tyre familjare.