Shpërndahen 300 pako ushqimore për familjet në nevojë në Podujevë

15 prill 2021 | 15:39

Për nder të muajit Ramazan, Komuna e Podujevës ka shpërndarë të enjten mbi 300 pako ushqimore për familjet në nevojë, donacion nga shoqata humanitare “Islamic Relief Kosova”.

Nga 300 pakot e dhuruara nga “Islamic Relief Kosova”, 200 pako janë shpërndarë për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe mbi 100 sosh për familjet me fëmijë jetimë.

Pakot ushqimore janë shpërndarë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo për familjet me gjendje të rëndë dhe në asistencë sociale.

Edhe shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” të mërkurën ka shpërndarë 50 pako ushqimore për familjet skamnore në Podujevë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me këtë rast ka falënderuar donatorët, duke thënë se me pakot e dhuruara ata kanë kontribuuar që në këtë muaj të madhërishëm sofrat e secilës familje të jenë plot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,…