Shpërndahen 40 makina spërkatëse për bujqit e Malishevës

15 shkurt 2019 | 14:57

Në kuadër të programit të Komunës së Malishevës për përkrahje në bujqësi, të premten janë shpërndarë 40 makina spërkatëse 400 litërshe, për 40 bujq të kësaj komune, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kriteret, për të qenë përfitues.

Në shpërndarjen e këtyre makinave, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që përmes projekteve ti përkrahim të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, në këtë rast bujqit dhe ky është qëllimi ynë, që ti mbështesim të gjithë ata që punojnë, sidomos në bujqësi, Projektet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe bujqësia vazhdon të mbetet prioritet në investimet tona”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Ndërsa drejtori Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë me dije se i tërë projekti ka kushtuar 21 600 euro dhe është bashkëfinancim me përfituesit, ku Komuna ka mbuluar 70 për qind të shumës, ndërsa përfituesit 30 për qind.

“Këto janë makina të mëdha, 400 litërshe, të cilat bujqit i përdorin për spërkatje”, ka thënë Hoxha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrari kërkon rikthimin te titulli kampion në Formula 1 dhe…