Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kamenicë

26 maj 2019 | 15:12

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Organizatën “Qëndresa Kosovare”, “Jetimat e Ballkanit” dhe “Qatar Charity” kanë shpërndarë 400 pako ushqimore për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në shenjë solidariteti për këto familje, organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 300 pako ushqimore, “Qëndresa Kosovare” 50 pako dhe “Jetimat e Ballkanit” 50 pako. Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar organizatat për kontributin e tyre. “Është e dhimbshme që edhe 20 vite pas luftës ka familje që përballen me vështirësi financiare por po mundohemi që sado pak t’ua bëjmë më të lehtë”, ka thënë Kastrati.

Këto pako janë shpërndarë në koordinim me Qendrën për Punë Sociale (QPS) në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në përurimin…