Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Gjilanit

20 mars 2023 | 14:13

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity, kanë shpërndarë të hënën pako ushqimore për 400 familje në nevojë.

Kjo u bë e mundur pas memorandumit të bashkëpunimit që kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar paraprakisht me drejtorin ekzekutiv të organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.

Kryetari Hyseni pasi ka falënderuar Qatar Charity për mbështetjen e vazhdueshme, ka thënë se këto pako po shpërndahen për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, për personat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese.

Qatar Charity ka mbështetur disa herë familjet me gjendje të rëndë sociale me pako ushqimore, ndërkaq me donacion të tyre po ndërtohet Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…