Shpërndahen makineritë për prodhimin e mobilieve për përfituesit nga Fondi i Punësimit

23 nëntor 2020 | 13:40

Në kuadër të Fondit të Punësimit, janë dhjetëra biznese ferizajase që kanë përfituar nga faza të ndryshme të mbështetjes me makineri e pajisje për biznese.

Të hënën u shpërndanë makineritë e pajisjet për pesë përfituesit nga faza e parë për makineri për prodhimin e mobilieve, ku i pranishëm në shpërndarje ishte edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi.

Ai ka thënë se me këtë po dëshmohet mbështetja për bizneset nga qeveria lokale dhe se si e tillë kjo mbështetje do të vazhdojë, derisa ka paralajmëruar edhe shpalljen e rezultateve, ditëve në vijim, të përfituesve nga faza e dytë e thirrjes publike.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit…