Shpërndahet nëpër librari libri më i ri i Fatmir Lekajt

06 korrik 2023 | 10:52

Shtëpia botuese “Armagedoni” të shtunën ka nxjerrë nga shtypi librin “Rrugëtimi politik i Kosovës: dilema, sfida, ngjarje dhe përplasje” të autorit Fatmir Lekaj, i cili dje është shpërndarë nëpër librari të Kosovës. Këtë libër, edhe librat e tjera të Lekajt, i gjeni në: librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë,  në librarinë “Altera” në Prizren dhe në librarinë “Tomorri” në Gjakovë.

Botuesi Berat Dakaj për librin “Rrugëtimi politik i Kosovës: dilema, sfida, ngjarje dhe përplasje” ka shkruar: “Intelektuali dhe veprimtari Fatmir Lekaj vazhdon të japë kontribut shkencor për Kosovën, për rrugëtimin e saj politik ndër vite nëpër shtete të mëdha e të vogla, duke bërë bashkë dhe përballur në librin e fundit, dilemat, sfidat, ngjarjet dhe përplasjet që intelektualët e ndryshëm shqiptarë kanë pasur në rrethana, në vende dhe kohë të ndryshme me njëri-tjetrin për Kosovën, gjithashtu edhe me përfaqësues botërorë, veçanërisht me ato personalitete politike që ishin kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, edhe më shumë të tjerë që e përkrahnin pavarësinë e Kosovës dhe idealet e revolucionarëve, institucionalistëve e të akademikëve shqiptarë. Në këtë libër, nëpërmjet veprimtarisë atdhetare dhe ideore për çlirim dhe shtetformim, Lekaj shtegton me intelektualët dhe veprimtarët më të mëdhenj shqiptarë. Paralelisht me ta ecin edhe disa intelektualë, diplomatë, politologë, studiues dhe akademikë botërorë që, përpos të tjerash, japin sugjerime për rrugëtimin politik të Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Abazi BI shpall të pavleshme çertifikatën e biznesit me…