Shpërthen depoja e municioneve të ushtrisë ruse

16 gusht 2022 | 09:03

Transmetuesi ukrainas Nexta ka publikuar një video të një shpërthimi të fuqishëm në Krime.

Rusët pretendojnë se bëhet fjalë për djegien e një trafostacioni, ndërsa këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përbri videos së publikuar, ka shkruar se hidhet në erë depoja e municionit të ushtrisë ruse.

Një zyrtar pro-rusë në Krime i identifikuar si Sergey Aksionov, ka thënë se ka shkuar me urgjencë në fshatin Majskoj në afërsi të Jankojit, raporton The Guardian.

E shpërthime të tilla në rajonet e okupuara të Ukrainës nga ushtria ruse, janë shpeshtuar ditëve të fundit. Këtë e konfirmojnë aksione të shumta ushtarake të ukrainasve që kanë filluar me kundërsulme.

Madje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të muajit është zotuar, se as edhe një pëllëmbë tokë e Ukrainës nuk do të lihet në duart e rusëve – duke premtuar se vendet që kontrollohen nga Moska do të rikthehen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një urë e gjatë 150 metra e ndërtuar me dru…