Shpërthen rafineria e naftës në Nigeri, 37 viktima

04 tetor 2023 | 08:15

Të paktën 37 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale të naftës në Nigeri.

Incidenti i rëndë ndodhi në jug të vendit, teksa forca të shumta të ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje, pasi shpërthimi shkaktoi dëme dhe shumë të lënduar.

Rafineria ilegale ishte e vendosur pranë deltës së lumit Niger, një zonë e pasur me naftë, ku banorët shfrytëzojnë naftësjellësit e kompanive për të prodhuar karburant për të shitur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga e…