Shpërthen tobogani gjigant në një pishinë në Gothenburg të Suedisë

13 shkurt 2024 | 08:44

Në një pishinë në Suedi ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm i toboganit gjigant, që gjendej pranë parkut të lodrave.

Videoja amatore shfaq momentin kur tobogani i pishinës Waterworld në Gothenburg, përfshihet nga zjarri pas shpërthimit tejet të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

E ky shpërthim nxiti autoritetet të fillojnë me evakuimin e banorëve të zonës përreth, si dhe të kenë më të lehtë lokalizmin e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar, kurse zëdhënësi i kompanisë që menaxhon pishinën ka njoftuar se në ato momente nuk kishte mysafirë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i fuqishëm, si dhe zjarri i madh që shpërtheu dhe alarmoi autoritetet e qytetit suedez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të vendeve si Franca, Gjermania dhe Polonia…