Shpërthen tritoli në banesën e gazetarit, ja çfarë thotë

30 tetor 2020 | 08:44

Policia e Lezhës ka njoftuar se pak pas mesnatës ka shpërthyer një lëndë plasëse në një banesë. Paraprakisht mësohet se lënda plasëse i është vendosur pjesës së jashtme të banesës së gazetarit të “News 24”, Elidon Ndreka.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30 në fshatin Balldren.

Mësohet se Ndreka është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe arsyeja e vetme që mund të jetë bërë për vendosjen e lëndës plasëse është puna e tij si gazetar.

Gazetari ka thënë se nga shpërthimi është tronditur e gjithë familja, e cila ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, ka njoftuar policia shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes…