Shpërthen zjarr i madh në aeroportin e Soçit në Rusi

14 mars 2024 | 12:18

Një zjarr i madh ka shpërthyer në aeroportin e Soçit në Rusi.

Siç raporton Ukrinform, kjo është bërë e ditur përmes videove të postuara nga kanali Crimean Wind në Telegram.

“Diçka po ndodhë në aeroportin e Soçit”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

Aty shihet tymi i  zi duke u ngritur në qiell mbi aeroportin e qytetit rus.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e zjarrit apo të lënduar.

Zjarre të tilla janë raportuar shumë në shumë rajone të Rusisë ditëve të fundit, derisa për disa pretendohet se i ka shkaktuar ushtria ukrainase duke kryer sulme në territorin e Rusisë.

Madje në disa shihen ushtarët rusë që luftojnë krah ukrainasve, duke u futur në disa fshatra të Rusisë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën.

https://t.me/Crimeanwind/55542

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri mposhti me rezultat 100-88 Miamin në përballjen mes dy…