Denveri fiton sfidën për titull ndaj Miamit

14 mars 2024 | 12:17

Denveri mposhti me rezultat 100-88 Miamin në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në NBA. Porter me 25 pikë mori rolin e liderit në këtë sfidë për miqtë, lojtar që mungoi te skuadra e Miami.

Ekipi i Sacramentos, falë “triple double” të Sabonis (17 pikë, 19 rebound, 10 asistime) mundi 120-107 Lakersat. Të gjithë titullarët e Kings realizuan mbi 14 pikë, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët

e Reaves për miqtë. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi me rezultat 132-129 Indianan, ndeshje ku u dallua DeRozan me 46 pikë. Skuadra e Dallasit mundi me rezultat 109-99 Golden State, ndeshje ku dyshja Irving-Donqiq realizoi 44 pikë se bashku. Fiton edhe Orlando, 114-106 ndaj Brooklyn, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet

Detroit – Toronto                     113-104
Orlando – Brooklyn                 114-106
Indiana – Chicago                    129-132
Miami – Denver                        88-100
Memphis – Charlotte               98-110

New Orleans – Cleveland        95-116
Dallas – Golden State              109-99
Portland – Atlanta                    106-102
Sacramento – Lakers               120-107

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PDK), Abelard Tahiri,…