Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Indonezi

29 mars 2021 | 12:32

Zjarrfikësit në Indonezi po punojnë për të shuar një zjarr masiv që ka shpërthyer në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend.

Zjarri shpërtheu në rafinerinë Balongan, të drejtuar nga firma shtetërore e naftës Pertamina, në orën 00:45 me kohën lokale. Të paktën pesë persona janë plagosur dhe rreth 950 banorë janë evakuuar. Të tjerë njerëz raportohen të zhdukur.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.

Pamjet televizive dhe videot në mediat sociale treguan se zjarri vazhdonte ende të hënën në mëngjes me një tufë tymi që ngrihej lart mbi rafinerinë, e vendosur në provincën West Java.

“Ne fillimisht ndiemë një aromë të fortë karburanti dhe dëgjuam zhurma si goditje rrufeje”, tha një banor aty pranë për mediat lokale, sipas një raporti të Reuters.

Sipas agjencisë rajonale të menaxhimit të katastrofave, pesë persona po trajtohen në spital për djegie serioze me 15 të tjerë me djegie të vogla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 muaj…