Shpërthim në bazën ushtarake ruse, dy të vrarë

08 gusht 2019 | 17:32

Dy njerëz kanë humbur jetën nga një shpërthim në një strukturë detare ushtarake në veri të Rusisë, kanë bërë me dije autoritetet ruse.

Mësohet se viktimat janë specialistë civilë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë nga shpërthimi.

Duke cituar zyrtarët rusë, “BBC” ka  shkruar se shpërthimi ndodhi gjatë testimit të motorit të një rakete, duke shtuar se nga shpërthimi nuk janë lëshuar materiale të dëmshme apo rrezatim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka…